"Në rresht për një", kapen dy persona në Qafë Botë me 42 emigrantë në furgon
Nga Ora News Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 12:57
Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke kaluar 42 emigrantë të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Xara” u arrestuan A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.
"Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit", duke transportuar me një automjet tip furgon, kundrejt pagesës, 42 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit," njoftoi policia.