5.5 MLN € PËR DY STATELITË/ Miratohet kontrata për shërbimin satelitor, do jepet për tre vite

5.5 milionë euro do t'i kushtojë qeverisë shqiptare marrja e shërbimit satelitor për tre vite. Vendimi ka të bëjë me ngritjen e dy satelitëve të premtuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se do të afrohen pamjet si për bashkitë dhe për institucionet e tjera të vendit

Deklarata e qeverisë shqiptare për të marrë shërbimin satelitor në tre vitet e ardhshme do ti kushtojë mjaft buxhetit të shtetit.

Qeveria ka bërë tanimë hapin konkret për marrjen e shërbimit satelitor. Sipas të dhënave të buletinit të prokurimeve publike, vlera e kontratës do të jetë 5 milion e 500 mijë euro dhe do të ketë një kohëzgjatje për tre vite.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Po ashtu tenderi është publikuar së paku tre herë, ndërsa fitues është shpallur kompania "Satellogic USA Inc".

Për të marrë shërbimin bëhet e ditur se është marrë edhe mendimi i agjencisë kombëtare të informacionit ndërsa gjithçka është vepruar përmes një urdhëri prokurimi që mban numrin 1727, i nënshkruar në datën 26 nëntor të vitit 2021.

Më herët kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shërbimi satelitor do tu shërbejë si bashkive dhe institucioneve të tjera.

"Bredhin nëpër male për të gjetur njërin apo tjetrin. Secili nga ju do ta ketë në tavolinë pamjen: Urdhëro ku e ke," ka thënë Rama.

Megjithatë ende nuk ka të dhëna të qarta se kur do të nisë shërbimi në fjalë.