Durrës, bllokohet peshkarexha me 25 mijë litra naftë, dyshohet se ishte blerë në Libi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se kanë tentuar të kontrabandojnë 25 mijë litra naftë. Ata mendohet se kanë blerë naftën në Libi dhe janë nisur drejt portit të Durrësit me anije, por janë kapur nga policia italiane dhe janë sjellë në vendin tonë.

Rritja e pandalshme e çmimit të naftës në vendin tonë ka sjellë edhe rastet e njëpasnjëshme të kontrabandimit të produkteve të hidrokarbureve nga vendet me çmime minimale.

Mbrëmjen e kaluar në është kapur një anije e vogël e cila dyshohet se po kontrabandonte rretj 25 000 litra naftë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Artem Rusto, 49 vjeç banues në Fier dhe Neshat Dedej., 58 vjeç, banues në Lushnjë kanë rënë në prangat e policisë italiane të Guarda di Finanza, e më pas janë dorëzuar në vendin tonë.

Policia njoftoi se Si rezultat i kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Policisë kufitare të Portit Durrës në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, ekipin monitorues të Guardia di Finanza dhe me specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për arrestimin e Rustos dhe Dedajt.

Nafta ishte vendosur në këtë anije ndërsa paraprakisht dyshohet se ajo vinte nga Libia.

Pak javë më parë në Durrës u arrestuan Flamur Alia dhe Nuri Xheka pasi dyshohet se me peshakrexhën e tyre po kontrabandonin 80 mijë litra naftë.

Të dy personat ndodhen aktualisht nën arrestin me burg, ndërsa kapiteni I peshakrexhës ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për t’u kthyer në Shqipëri.

Durrës, bllokohet peshkarexha me 25 mijë litra naftë, dyshohet se
Peshkarexha Leon

Durrës, bllokohet peshkarexha me 25 mijë litra naftë, dyshohet se

Durrës, bllokohet peshkarexha me 25 mijë litra naftë, dyshohet se

Durrës, bllokohet peshkarexha me 25 mijë litra naftë, dyshohet se

Durrës, bllokohet peshkarexha me 25 mijë litra naftë, dyshohet se