Nesho: Meta e Berisha lidera të provuar që i do populli, Rama do t’i pengojë me makinacione e ligje

Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho u shpreh se ndërkombëtarët po e shohin me shumë dyshim atë që po ndodh në vendin tonë.

Sipas tij, Meta dhe Berisha nga ana tjetër janë lidera që e kanë provuar veten dhe janë vërtetuar në 30 vite tranzicion.

Ai shtoi se Meta dhe Berisha po mundohen që të mbahen larg nga kuvendi me ligje nga ana e mazhorancës sepse rrezikojnë pushtetin aktual.

Nesho: E gjithë kjo është brenda strategjisë që këto zgjedhje do të jenë shumë të rëndësishme, sidomos për ndërkombëtarët që e shohin me shumë dyshim atë që po ndodh në vendin tonë. Këto vijnë edhe nga brenda shtypit kombëtar, por edhe nga politika e jashtme e çakorduar e Edi Ramës. Meta dhe Berisha nga ana tjetër janë lidera që e kanë provuar veten dhe janë provuar në 30 vite tranzicion. Marrëdhënia e tyre është me popullin dhe jo me ligjet e personalizuara të qeverisë Rama. Ne e dimë se çfarë ka bërë Rama me ligjin “Fusha” pasi prishi Teatrin kombëtar. Tani po luftohet që të pengohet liderat që i zgjedh populli.

Kjo nuk ndodh në demokraci sepse ata kanë një marrëdhënie të konsoliduara me elektoratin. Këto janë ligje tendencioze që përpiqen t’i mbajnë ata jashtë kuvendit, sepse këta lider rrezikojnë këtë pushtet të lidhur me krimit. Prandaj po bënë çdo makinacion të mundshëm. Manipulimi arrin deri në falsifikimin e fakteve dhe dosjeve. Imagjino se çfarë presioni ndodh në zyrat e shtetit.