Nesho: Të bëhemi të gjithë bashkë me frontin opozitar në protestën kundër incineratorëve

Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho u shpreh se manipulimet dhe shpërdorimet fondeve publike janë shumë të mëdha.

Sipas tij, Partia e Lirisë ka në fokus aferën e incineratorëve që është afera e shekullit dhe ftoi qytetarët të bashkohen në protestat e frontit demokratik.

Nesho: Manipulimet dhe shpërdorimet fondeve publike janë shumë të mëdha. Një nga kauzat e kryesore të Partisë së Lirisë është kjo, që është një nga aferat e shekullit dhe që kërkohet përgjegjësi nga ana e qeverisë dhe ata që kanë përgjegjësi të shkojnë para ligjit. Meta ishte sot në Shijak ku digjeshin mbeturinat pra kriter. Ky aksioni i shpëtimit kombëtar do të vazhdojë në mënyrë të vazhdueshme. Të gjithë njerëzit që e gjejnë veten nga keqqeverisja duhet të bashkohen me frontin opozitar.

Meta ka ftuar të gjithë qytetarët sepse fenomeni i plehrave është bërë një fenomen mbytës për të ardhmen dhe perspektivën e fëmijëve të tyre. Ka një koordinim të plotë me PD-në që është i përditshëm ku ne kemi ngritur një platformë anti-korrupsion me 430 milionë euro. Qeveria nuk ka bërë diçka të prekshme dhe ka keqpërdorur paratë e tyre, ku ka ndodhur një vjedhje që nuk është parë në asnjë regjim të egër në Afrikë.

Agim Nesho shtoi se ndërkombëtarët duet të reflektojnë dhe korrigjojnë politikat e tyre ndaj regjimit  të Ramës.

Nesho: Kemi një strategji të Ramës që ka krijuar një flluskë që e pengon kontaktin me realitetin, ndërsa opozita tjetër ka një agjendë tjetër, sepse mazhoranca do të mbajë të ndarë opozitën shqiptare. Ndërkombëtarët duet të reflektojnë dhe korrigjojnë politikat e tyre ndaj këtij regjimi. Në zgjedhjet e ardhme ky regjim nuk mund të bëjë ato që bëri me përgjimet në 2017 me vjedhjen e votave, manipulimet e 25 prillit që janë të qarta dhe tani do të ketë forma të tjera, një prej të cilave përçarja e opozitës. Do të godasë lidershipin, dy liderat e opozitës.