Kupchan: Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Por, mbetet të shihet se si dhe kur do të realizohet ky qëllim, thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Marrë parasysh disponimin e publikut serb, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE, nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, shtrohet pyetja se a mund të heqë dorë Serbia nga integrimet evropiane?

“Mendoj se ka pak mundësi për këtë“, përgjigjet Kupchan.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë “i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige”.

 "Besoj se, në fund, do të jetë një nxitje e fortë dhe e mjaftueshme për Serbinë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Aktualisht, këto procese janë në regres dhe lufta në Ukrainë është duke tërhequr vëmendjen më të madhe.

Fluksi masiv i refugjatëve ukrainas mund të ngadalësojë integrimin evropian. Megjithatë, e konsideroj si një pauzë të përkohshme," tha ai për REL.