Tragjedi dhe mister/ Gjendet i vdekur një prej autorëve të vrasjes së 10 personave, policia: Mund të jetë vrarë nga vëllai
Një prej autorëve të dyshuar për vrasjet masive me thikë në Kanada është gjendur i vdekur ndërsa kërkimet për ta vijonin prej më shumë se 24 orësh. Policia kanadeze nuk është në gjendje të përcaktojë shkaqet e vdekjes, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të jetë vrarë nga vëllai i tij.
Policia kanadeze ka thënë se një prej autorëve të dyshuar për sulmet me thikë në Saskatoon është gjendur i vdekur.
Trupi i Damien Sanderson, 31 vjeç u gjet në James Smith Kri, qytet ku ndodhën edhe vrasjet.
Policia nuk përjashon mundësinë që ai të jetë vrarë nga agresori tjetër, vëllai i 31-vjeçarit.
"Trupi i Sanderson u gjet në afërsi të një shtëpie e cila po ekzaminohej. Ai kishte lëndime të shumta, ne nuk mund të themi me siguri se si vdiq Damien, por ai mund të jetë vrarë nga vëllai i tij Myles edhe pse nuk mund ta themi me siguri," deklaroi policia.
Zyrtarja e policisë përjashtoi faktin se ai mund të jetë vetëvrarë.
Dy agresorët e sulmit masiv me thika janë vëllezër, ndërsa i dyshuari i dytë Myles Sanderson është ende në arrati dhe besohet se gjendet në qytetin Regina.
Ai ka qenë i njohur për policinë pasi në të kaluarën kishte kryer krime të ndryshme, përfshirë krime kundër individëve dhe pronës.
Të dielën, 10 persona u qëlluan për vdekje me thikë dhe 18 të tjerë u plagosën në rajonin Saskatoon, një prej akteve më të rënda të dhunës në historinë moderne të Kandasë, një vend i cili ja ligje tepër të rrepta për armët e zjarrit.
Në Saskatoon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Mediat në Kanada kanë identifikuar disa prej viktimave, por zyrtarët ende nuk kanë dhënë informacione për ta.