VIDEO/ Rrëzoi avionin rus 74 mln £ me një pushkë, pensionistit ukrainas i jepet medalje

Një pensionist ukrainas qëlloi një avion rus Su-34 me pushkë, duke e rrëzuar në tokë, e për këtë ai u nderua me një medalje.

Valeriy Fedorovych hapi zjarr kur avioni armik 74 milion paund fluturoi lart në Chernhiv, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shërbimi Kufitar Shtetëror e nderoi pensionistin dhe përshëndeti 'heroizmin' e tij duke i dhënë një medalje.

Pamjet e shpërndara nga agjencia tregojnë Fedorovych duke ecur me një pushkë të vendosur mbi supe nëpër qytetin e shkatërruar kryesisht nga bombardimet ruse.

Ai mori disa nga mbeturinat e avionit të rrëzuar dhe i mban ato në garazhin e tij.

Pensionisti është një nga historitë e shumta të trimërisë që shumë civilë ukrainas kanë treguar për tu mbrojtur ndaj pushtimit rus, shkruan Daily mail