Rritja e çmimeve, Partia e Lirisë kërkon indeksimin e pagave: Koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë incineratorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 19:04
Partia e Lirisë ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “për indeksimin e pagës së punojësve dhe nëpunësve në republikën e Shqipërisë”.
Lajmin e bëri me dije deputetja Monika Kryemadhi në facebook.
Kryemadhi deklaron se Rama gjatë qeverisjes së tij ka rritur çmimet në nivele të frikshme, ndërkohë që pagat janë ende në nivelet që kanë qenë.
“Niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit” nënvizon Kryemadhi.
Postimi i Monika Kryemadhit:
