"Arritën në majën e piramidës së shtetit!" Balla: PS e vendosur për despiunizimin e politikës shqiptare
Mazhoranca i ka të qarta synimet e saj për këtë sesion të ri parlamentar. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend shprehu vendosmërinë për "despiunizimin" e politikës shqiptare.
Ai vuri në dukje se spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit arritën në nivelet më të larta të shtetit.
"Hapja e negociatave është moment historik. Edhe Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mbetet prapa sa i përket rolit që ka në këtë proces. Natryrisht që është Qeveria ajo që negocionin por Kuvendi ka rolin e tij. Ndaj kemi rënë dakord për një Komision të Posaçëm për ndryshimit e ligjit për rolin e Kuvendit gjatë procesit të negociatave. Do të jetë bipartizan dhe besoj të enjten do ta kalojmë. Ligji duhet ndryshuar me urgjencë për të përqasur rolin që ka Kuvendi në këtë fazë të re.
Tjetër çështje e rëndësishme është ajo e despiunizimti të politikës shqiptare. Ngritja e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore kërkon një reflektim nga ana e këtij kuvendit. Ne kemi depozituat 2 nisma ligjore dhe kërkojmë edhe mbështetjen e opozitës. E para ka të bëjë me një barrierë artificiale për verifikimin e atyre që janë verifikuar më parë në komisionet e mëparshme.
Ne i mirëpresim propozimet e ardhura nga opozita por duhet të negociojmë. Unë mendoj që është në nderin a saj se çfarë përfaqëson PD që të na mbështesë, sigurisht që edhe në mbështesim projektligjet që kanë ardhur nga ju duke gjetur një frymë konsensuale".
Sakaq Balla shtoi se PS mbetet e vendosur për të sjellë këtë sesion në Kuvend ligjin për amnistinë fiskale
"Është një domosdoshmëri edhe në këtë kontekst të ri ekonomik të vendit".
