Me kërkesë të Açkës, Kuvendi shpërthen në duartrokitje për shenjtoren Nënë Tereza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 18:34
Kuvendi shpërtheu në duartrokitje pasditen e sotme në vlerësim të punës dhe veprës së shenjtores Nënë Tereza.
Kërkesa u bë nga deputetja demokrate Flutura Açka.

"Kam vetëm një sugjerim, meqë sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës do të kishte qenë në nderin e këtij parlamenti të ishte ekspozuar këtu një portret i saj dhe ne të kishim një kohë të shkurtër me duatrokitje në nder të saj".

Pasditen e kësaj të hëne Kuvendi çeli punimet e sesionit të ri parlamentar që përkoi dhe me 6 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.
Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.
