Berisha: Rama armik, shumë shpejt do të kemi protesta të fuqishme popullore për ta rrëzuar
Sali Berisha në një prononcim për medie jashtë kuvendit të Shqipërisë u shpreh se shumë shpejt do të fillojnë protestat në vend.
Sipas tij, opozita do të mblidhet në një front opozitar për të koordinuar atë që e quajti si shpëtimin e Shqipërisë nga armiku Edi Rama.
Berisha: Mendoj se shqiptarët do të arrijnë ti japin përgjigjen e merituar kësaj mazhorance në tërësi, parlamentit dhe qeverisë në këtë stinë e cila lajmëron më shumë se çdo gjë tjetër, protesta të fuqishme popullore.
Pa diskutim që do të bëhen koordinimet me frontin opozitar që do të mblidhet për shpëtimi ne Shqipërisë dhe do të vendosë një agjendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të popullit. Largimi i mazhorancës është shpëtimi i Shqipërisë. Ka një armik të egër për çdo shqiptar, dhe ai është Edi Rama në të gjitha rrafshet.
