Berisha: Kuvendi asnjë rresht për qytetarin dhe rritjen e çmimeve, damkosje për mazhorancën
Sali Berisha në një prononcim për medie jashtë kuvendit të Shqipërisë u shpreh se në kuvend nuk kishte asnjë rresh lidhur mbështetjen e qytetarëve për rritjen e çmimeve.
Sipas tij, Kosova dha dhënë 100 euro kompensim për qytetarët e saj, dhe ka dyfishuar ndihmën ekonomike për të përballuar çmimet.
Berisha: Nuk kishte as edhe një rresht të vetëm, asnjë nene të vetëm për qytetarin shqiptar, rikujtoj se vetëm 2 dit ëmë parë, jo qeveria gjermane që dha 45 miliardë euro, por qeveria e Kosovës dha 100 euro për çdo pensionist, student, punonjës të ndërmarrjeve publike dhe 50 euro për çdo punonjës të administratës publike dhe dyfishoi ndihmën ekonomike, për të përballuar çmimet. Çmimet sot në Kosovë, janë 30% më të ulta se sa në Shqipëri.
Kurse ky parlament nuk ka asnjë vendim dhe asnjë nen për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë në këtë periudhë që po vidhen në mënyrë të tmerrshme, duke shfrytëzuar rritjen e çmimeve me bordet komuniste të Edi Ramës. Ky është një moment që damkos këtë shumicë dhe kuvend. Parlamenti është shndërruar në një problem sepse është një mbështetës i një regjimi.

