Urim apo mallkim?! Enkelejd Alibeaj: Punë të mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti!
Politika duket se po ndez motorët në funksion të zgjedhjeve vendore që kemi para. Në këtë drejtim kanë nisur edhe artikulimet publike.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij drejtuar deputetëve në nisjes të sesionit të ri parlamentar tha se ky parlament duhet ta ketë jetën e shkurtër pasi është produkt i zgjedhjeve të vjedhura.
"Ne zgjodhëm që sot ti bënim publike prioritet tona. E udhës është të thuhet punë e mbarë. Po cfarë punë të mbarë mund ti kujtosh këtij parlamenti? Punë e mbarë për ligjet e bëra me porosi? Punë e mbarë për fjalën e penguar të opozitës? Punë e mbarë për kontrollin parlamentar? Punë të mbarë për këto çështje nuk mund të ketë.
Një vit e ca më parë ky parlament ishte produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Nuk ka si të ketë një sjellë korrekte ndaj opozitës në shërbim të shqiptarëve. Asnjë shqiptar nuk e sheh parlamentin si vend ku flitet për jetën e tyre. Një gjë do ta them, punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti”.

