Mediu: Kuvendi ti kthehet funksionit të tij kushtetues, jo të jetë një apendiks i qeverisë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpeh se Kuvendi duhet ti kthehet funksionit të tij kushtetues dhe jo të jetë një apendiks i qeverisë.

Sipas tij korrupsioni dhe krimi janë kthyer në sistem dhe po dominojnë jetën publike, ka krizë ekonomike, krizë besimi dhe vendi po plaket.

Sipas Mediut deputetët duhet të bëhen bashkë dhe të gjejnë çfarë është më e duhura në këtë kohë krize.

Fatmir Mediu: Kuvendi duhet ti kthehet funksionit të tij kushtetues dhe jo të jetë një apendiks i qeverisë. Sa kapacitete ka ky parlament për të bërë ligjet e duhura? Korrupsioni dhe krimi janë kthyer në sistem dhe po dominojnë jetën publike. Shqipëria po përballet me një krizë ekonomike të pandalshme të paparashikueshme, e cila po varfëron Shqipërinë do të varfërojë shqiptarët dhe ekonomitë e tyre familjare. Kemi dhe një krizë më të rëndë, krizën e besimit të shoqërisë shqiptarë e cila shihet në largimin masiv të shqiptarëve. Kjo krizë po plak vendin dhe po krijon problem të madh politik e social të shoqerisë shqiptare.

“Sot për fat të keq nuk ka dallim ndërmjet krimit dhe biznesit, nuk ka dallim mes të mirës dhe të keqes, nuk ka dallim mes drejtësisë dhe padrejtësisë dhe ne frymëzojmë më shumë se kushdo tjetër këtë situatë. Ekonomitë familjare dhe biznesi po njohin sfida të mëdha ndaj është detyrë e qeverisë që në mënyrë të shpejtë të përcaktojë politikat mbështetëse.“, u shpreh Mediu.