Meta: Atë që nuk e arrijnë deputetët brenda, do ta kompensojë populli para parlamentit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se atë që nuk e arrijnë dot ata që janë deputetë brenda do at kompensojë populli jashtë para parlamentit.

Gjatë një konference për media Meta u shpreh se nuk do ti lënë asnjë minutë Ramës dhe bandës së tij.
 
Ilir Meta: Nuk do ti lëmë asnjë minutë kohë Ramës dhe bandës së tij. Do të zbresim në çdo shesh beteje jo vetëm në kuvend. Sot ju këkoj deputetëve të jenë më aktiv se ç’kanë qenë sepse sot përfaqësojnë 1 nga ata 4 a 5 mandate me vota gjaku dhe sakrificash. Partia patronazhiste gjithë betejën e kishte me votat e LSI-së. Atë që nuk e arrijnë dot ata që janë deputetë brenda do ta kompensojë populli jashtë para parlamentit që të çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion që synon të shpëtojë shtetin nga kjo kapje dhe popullin nga shtypja.

"Është koha t’ia marrim të gjithë pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthejmë popullit. As Partisë së Lirisë  as PD. Përmes referendumit populli do të kontrollojë parlamentin, ligjet, qeverinë drejtësinë. Ne do ta shembim Edi Ramën me zgjedhje e protesta qytetare. Do ta palosim, se ju duket i gjatë. Do ta palosim në atë mënyrë që meriton. Se unë e njoh shumë mirë Edi Ramën."