Berisha: Në Kuvend ishin në rend dite ligji për legalizimin e kanabisit dhe dhunimin e mediave

Sali Berisha në një prononcim për medie jashtë kuvendit të Shqipërisë u shpreh se parlamenti është kujdesur për triumfin e krimit.

Sipas tij, Edi Rama do të kalojë ligjin për dhunimin e medieve që ishte rend dite, si dhe ligjin për legalizimin e kanabisit.

Berisha: Kjo ishte një seancë e denjë për protektoriatet e krimit. Për qytetarët nuk ekziston asnjë rresht dhe interes, sepse duan të vjedhin qytetarët. Ndërtojnë instilacione 4 milionë euro për xhepat e Edi Ramës. Parlamenti është kujdesur për triumfin e krimit, për të cilin flet me të madhe Edi Rama dhe do të kalojë ligjin për dhunimin e medieve që ishte rend dite.

Ligji tjetër për drogë, legalizimin e kanabisit. Ka një kujdes të veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit në Shqipëri apo krimi të kapë ekonominë shqiptare.