Meta: Me aq lekë sa ka vjedhur Edi Rama do të bëja tunel nga Berati në Londër
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se shuma e vjedhjes së kreut të qeverisë është tejet e madhe.
Madje ai e krahason atë shumë me një tunell që mund të ndërtohet nga Berati deri në Londër.
Ilir Meta: Nuk kemi mision më të rëndësishëm sesa ky zgjim mbarëkombëtar. Me aq lekë e borxhe sa ka marrë Edi Rama Ilir Meta do të kishte bërë një tunel nga Berati deri në Londër, me kaq lekë sa ka vjedhur ky. E dini çfarë ka vjedhur ky? 6 herë 1 km rrugë e re, 6 herë ky e bën më shtrenjtë se në Serbi që dhe atje ka probleme demokracia opozita. A e keni parë si falsifikon firmat e njerëzve që kanë vdekur e marrin miliona euro. Ndërsa pensionistët me 100 mijë lekë pension e nuk do tja dijë fare. Shikoni paketën e fundit të qeverisë në Kosovë, paketa e mbështetjes sociale, shikoni çfarë bën ky hajdut.
