Zelandë e Re, 9 vjeçari gjen krimbin gjigant në kopshtin e shtëpisë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 07:52
Një 9 vjeçar nga Zelanda e Re gjeti në kopështin e shtëpisë një krimb gjigand.
Në një intervistë për CNN ai tha se nuk po u besonte syve për atë çfarë kishte gjetur.
"Ishte e pabesueshme, nuk po u besoja dot syve kur e pashë," tha ai.
Mamaja e tij deklaroi se krimbi ishte gati 1 metër i gjatë, ndërsa për të, ai ishte i neveritshëm.
Familja edhe më parë kishte gjetur krimba më të mëdhenj se ato normalët, por asnjëherë një me përmasa të tilla.
Sipas ekspertëve ai është një specie e llojit vendës të krimbave.
A 9-year-old boy in New Zealand found a giant earthworm in his backyard. pic.twitter.com/yzKrtVg59T
— CNN (@CNN) September 4, 2022