MISTERI/ Avioni rrëzohet në Baltik pas "fluturimit fantazmë" nëpër gjysmën e Evropës, avionët e NATO-së e gjurmuan
Një avion privat i tipit Cessna, në rrethana ende misterioze, është rrëzuar në Detin Baltik në brigjet e Letonisë.
Avioni privat që ishte regjistruar në Austri u zhduk nga radarët të dielën menjëherë sapo la Spanjën.
Gazeta gjermane "Bild" shkruan se avioni i tipit Cessna me numrin e fluturimit OE-FGR, fluturoi në gjysmën e Evropës si një "avion (fluturim) fantazmë"
Më pas avioni ishte përplasur në Detin Baltik rreth orës 19:45, sipas informacioneve të gazetës Bild dhe Austrian Wings.

Avionet e NATO-s ndjekin avionin fantazme
Një zëdhënës i Forcave Ajrore për Agjencinë Gjermane të Shtypit tha të dielën në mbrëmje se skuadrat e alarmit të përbërë nga dy Eurofighters të Forcave Ajrore u ngritën në hapësirën ajrore gjermane për të kuptuar dhe ndjekur fluturimin e pazakontë të avionit.
Një avion luftarak danez F16 më pas mori përsipër shoqërimin e fluturimit fantazmë, sipas raportit të gazetës Bild.
Ndërkohë BBC shkruan se avionët e NATO-s u përpoqën të ndiqnin avionin në fluturimin e tij të çrregullt.
Kush ishte ne avion?
Fluturimi i Avionit ishte miratuar të operonte me vetëm një pilot. Ai ishte ngritur nga qyteti spanjoll i Jerez de la Frontera (në jug të Spanjës) në orën 12:56 GMT (14:56 me orën tonë) dhe do të duhej të ulej në Këln/Bon.
Zyrtarët thanë se avioni - që besohet se kishte katër persona në bord - do të ulej në Këln, Gjermani, por në vend të kësaj u nis për në Baltik.
Por pilotët e NATO-s dhe zyrtarët suedezë që gjurmuan aeroplanin thanë se nuk mund të shihnin askënd në kabinë.
“Aeroplani po fluturonte nga Spanja në Këln, por ndryshoi rrugën e fluturimit”, tha Autoriteti i Aviacionit Civil Letonez në një deklaratë.
"Kontrollorët e trafikut ajror nuk ishin në gjendje të komunikonin me ekuipazhin e avionit," tha Autoriteti duke shtuar se Cessna 551 ishte regjistruar në Austri - por pronari ishte në Spanjë.
Gjurmimi
Ndërkohë, faqja e gjurmimit të të dhënave FlightRadar24 tha se avioni u ngrit nga qyteti spanjoll i Jerez de la Frontera (në jug të Spanjës) në orën 12:56 GMT (14:56 me orën tonë).
Në orën 17:37 u rendit në FlightRadar24 si avion humbës i shpejtësisë dhe lartësisë.
Gazeta gjermane Bild tha se avioni kishte raportuar probleme me presionin e kabinës pas ngritjes dhe kontaktet ishin humbur pas kishte kaluar gadishullin Iberik.
Eksperti i sigurisë së aviacionit Hans Kjäll tha për agjencinë suedeze të lajmeve TT se problemet e presionit mund të kenë shkaktuar humbjen e vetëdijes pasagjerëve. Kjo mund të ndodhë shpejt, veçanërisht në lartësitë ku përdoren avionë të vegjël.
Avionet luftarake ne ndjekje
Avionë luftarakë nga disa vende ndoqën Cessna në udhëtimin e saj.
Ndërkohë që avioni vazhdoi të fluturonte me autopilot duke vazhduar në verilindje në Detin Baltik.
Dhe rreth orës 19:45 me orën lokale, pasi dyshohet se i kishte mbetur pa karburant, avioni u përplas në det. Mjetet e shpëtimit janë dërguar në zonë.

Ekipet e shpëtimit nga Letonia, Suedia dhe Lituania mbërritën në zonën e rrëzimit menjëherë pas raportimeve se avioni kishte rënë në det pranë qytetit letonez të Ventspils.
Avioni u rrëzua "kur i mbaroi karburanti", tha më vonë AFP kreu i operacionit të kërkim-shpëtimit të Suedisë, Lars Antonsson, duke shtuar se "asnjë mbetje njerëzore nuk është gjetur".
BREAKING: ein in #Österreich registrierter Privatjet ist vor wenigen Minuten über der Ostsee NW der Küste Lettlands offenbar in arge Schwierigkeiten geraten und womöglich abgestürzt. Die Maschine startete in Jerez/Spanien pic.twitter.com/LlXoR8t3LJ
— Christoph Mierau (@ChristophMierau) September 4, 2022
