Mjeku vdiq nga Covidi, gjykata e quan si aksident në punë: Dëmshpërblim 130 mijë euro familjes

Një mjek në Itali vdiq nga Covid, ndërsa dyshohet se u infektua teksa vizitonte pacientë pozitivë.

Sigurimi kishte refuzuar dëmshpërblimin, por tani gjykata e Vercellit ka rënë dakord që për vajzën e ij vdekja të njihet si aksident në punë.

Ndërkohë kompania e sigurimeve u urdhërua të paguante 130 mijë euro, nga të cilat 125 mijë si dëmshpërblim dhe 5 mijë si gjobë për shlyerje të vonuar.

Mjeku vdiq në vitin 2020 pas infeksionit me koronavirus, me të cilin ra në kontakt teksa ndihmonte pacientët e shtruar në spital në Italinë Veriore. Mjeku vizitoi gjithashtu pacientë pozitivë në shtëpi.

Më 21 dhjetor 2020 kompania e sigurimeve refuzoi kërkesën e kompensimit të familjes për shkak se “Covid nuk është një aksident, por një sëmundje”.

Kompania e sigurimeve madje shkoi aq larg sa kundërshtoi se mjeku e kishte marrë infeksionin në vendin e punës.