E reja tenton të vetëvritet duke u hedhur nga kisha, polici hero e kap nga dora dhe e shpëton

“Nuk e di ku e gjeta forcën, e mora si mizë ”. Kjo është ajo që deklaroi polici Alberto Krispo, pasi shpëtoi një turiste që po tentonte vetëvrasje nga skelat e Kishës Scalzi, në Venecia.

Ai ka treguar momentin që është regjistruar edhe në video duke thënë se e kapi nga dora edhe pse ajo lëvizte këmbët.

"E kapa nga kyçi i dorës që ishte ende i ngjitur në gardhin e skelës. E shtrëngova fort, ndërsa ajo vazhdoi të lëvizte dhe të tundte këmbët, ishte një përpjekje e jashtëzakonshme", - tha ai.

"Sapo pashë atë fustan të ndezur që varej nga maja e skelës, mendova të ngjitesha sa më shpejt - i thashë kolegut tim të thërriste sallën e operacionit, ndërsa fillova të ngjitesha në strukturë duke u ngjitur në shkallë... Më duhej të arrija atje në kohë. Mendoj se e tërhoqa me gjithë forcën që kisha për ta mbajtur atë. Adrenalina më ndihmoi." – shtoi ai.

E reja vuante nga probleme mendore dhe tani ndodhet e shtruar në spital. Ajo kishte prerë me thikë pjesën mbrojtëse të skelës, duke u ngjitur në majë.

Kalimtarë të rastit, tërhoqën vëmendjen e efektivëve të policisë, të cilët ndodheshin në vendngjarje së bashku me brigadën lokale.

Ajo është shtruar në spitalin e Venecias dhe gjendja e saj, e cila tani për tani është e qëndrueshme.