Irlandë, tre motra vriten në shtëpinë e tyre, arrestohet një i dyshuar

Tre motra kanë gjetur vdekjen në shtëpinë e tyre në Tallaght, në Irlandë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (4 gusht 2022). Shkak i vdekjes së tyre janë plagët e marra nga dhuna e ushtruar mbi to. 

Nëna e tre vajzave, njëra adoleshente dhe dy të tjerat fëmijë, u lëndua lehtë dhe u dërgua në spital.

Sakaq dhe një i afërm i familjes mori lëndime të rënda por fatmirësisht shpëtoi.

Të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje, rrethanat e së cilës nuk janë të qarta, dyshohet se janë të njohur me njëri-tjetrin. 

Aktualisht nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë shkaqet e dhunës që çoi në humbjen e tre jetëve.

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar i cili dyshohet si autor i ngjarjes së rëndë.