Naftë për fermerët, shpërndarja e kartave do të rinisë gjatë muajit shtator

Janë mijëra fermerë që ende nuk kanë përfituar naftë falas edhe pse e kanë fituar këtë të drejtë pas aplikimit në e-albania në fillim të vitit.

Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj thotë se shkak është ezaurimi i buxhetit për këtë skemë.

Tashmë qeveria ka vendosur në dispozicion 500 milionë lekë dhe shpërndarja e kartave me naftë falas do të rinis përgjatë shtatorit.

Eranda Selmanaj: Fatmirësisht qeveris e ka parë kërkesën dhe nevojën që ka dhe ka alokuar dhe 500 milionë lekë shtesë.

Drejtorja Selmanaj tregon se numri i fermerëve aplikues këtë vit ishte shumë më i lartë për shkak edhe të rritjes së çmimit të karburanteve.

Eranda Selmanaj: Për skemën e naftës aplikimet i kemi marrë deri në fund të muajit mars dhe deri më sot kemi flokuar të gjithë vlerën e buxhetit që kishim në dispozicion ku kanë marrë kartën 26 mijë e 100 fermer.

Që të përfitojnë fermerët duhet të jenë të pajisur me NIPT dhe të aplikojnë në e-albania në periudhën që ministria hap thirrjen.