Çekorja u vra për hakmarrje? Familjarët u pajtuan, mister zhdukja e autorit që vrau me 7 plumba
Merr një kthesë të fortë dhe përfshihet edhe në më shumë enigma hetimi për vrasjen e Ismet Çekorjes tre ditë më parë në Shkodër.
Burimet kanë bërë të ditur se ka rënë pista e hakmarrjes sa i përket konfliktin me familjen Bruçi. Kjo pasi palët janë takuar rreth një javë më parë për të sqaruar situatën e krijuar kur u bë atentat ndaj Alban Bruçit.
Në bisedime është sqaruar se djali i Ismet Çekorjes, Bajrami, i shpallur në kërkim për ngjarjen nuk ka asnjë lidhje.
Tashmë si pistë e mundshme për zbardhjen e ekzekutimit është ajo e konflikteve të mëparshme.
Por po ashtu po verifikohet edhe aktiviteti i djalit të viktimës dhe nëse ai ka pasur lidhje me grupet kriminale.
Ismet Çekorja është ndaluar së paku dy herë nga policia.
57 vjeçari u ekzekutua mesditën e së premtes (2 shtator 2022), teksa agresori ishte me motor dhe I mbuluar me skafandër.
Menjëherë sapo ka identifikuar viktimën ai ka qëlluar me breshëri ku shtatë plumba e kanë marrë në trup.
Menjëherë autori është larguar në lagjet e Shkodrës duke humbur kështu edhe gjurmët.
Vrasjet e shuma gjatë gushtit kanë bërë që policia të intensifikojë kontrollet. Në deklaratën për mediet bëhet e ditur se verifikime të befasishme janë kryer në Tiranë, Fushe-Krujë dhe në Shkodër.
Dy armë zjarri janë sekuestruar dhe 3 persona janë ndaluar mes tyre dhe një 38 vjeçar me precedent të theksuar penal.

