Vuçiç për marrëveshjen e eksporteve: Nëse njëri vend ndërpret eksportin, nuk preken të tjerët

Samiti i radhës i Open Balkan po zhvillohet sot në Beograd ku pjesë e saj janë presidenti serb Vuçiç, kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Kovaçevksi si dhe i Malit të Zi Abazoviç.

Duke iu referuar marrëveshjes që pritet të firmoset për eksportin e mallrave mes vendeve të Open Ballkan, Vuçiç u shpreh se nëse një prej këtyre vendeve e ndërpret eksportin, nga ky vendim nuk do të preken vendet e tjera.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor.

Cili nga vendet tona merr vendim të ndalë eksportimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, nëse e bën Serbia apo Shqipëria dhe Maqedonia nuk do ndikojë në vendet e tjera," deklaroi ai.

Në fjalën e tij ai përmendi dhe pika të tjera të rëndësishme mes vendeve si modernizimi i infastrukturës, lëvizja vetëm me mjetin e identifikim (kartë identiteti), bashkëpunime në kinematografi.