Pogradec, makina përplas të moshuarën, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2022, 11:06
Një automjet ka përplasur një të moshuar në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme 04 shtator 2022, rreth orës 10:25.
“Në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur 74-vjeçarja me inicialet V. P., e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.
74-vjeçarja aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gazetarja e Ora News Iris Rezhda informon s'e e moshuara ka deklaruar se është rrezuar dhe nuk e ka përplasur njeri. Sipas saj një person me makinë ka ndaluar ta ndihmonte dhe me pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
