Shtetasi grek rrëzohet nga një mur në kalanë e Gjirokastrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2022, 00:06
Një 39 vjeçar shtetas grek është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, informon policia e Gjirokastrës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 të 3 shtatorit.
Aktualisht 39 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën" informoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.
