“Ballkani i Hapur nismë e suksesshme”, Abazoviç: Rajoni po përçon mesazhe që më parë nuk ka qenë në gjendje ti përcjellë

Dritan Abazoviç, kryeministri i Malit të Zi gjatë fjalës së tij në samitin e “Ballkanit të Hapur u shpreh se kjo nismë është e suksesshme.

Sipas tij përmes kësaj nisme tashmë rajoni ka arritur të përcjellë mesazhe që më parë nuk ka qenë në gjendje ti përcjellë.

Dritan Abazoviç: Është kënaqësi të shohësh njerëz që diskutojnë tema me interes jetik për qytetarët e rajonit. Ballkani Perëndimor përmes nismës së Ballkant të Hapur ka nevojë për nj politikë të re. Kemi provuar lustrat, akuzat por e vetmja gjë që nuk kemi provuar është bashkëpunimi. Kjo nismë është e suksesshme dhe ka dëshmuar se pavarësisht pengesave mund të bëjë gjëra të rëndësishme për qytetarët dhe jetën e tyre. Duke pasur parasysh krizën që mund të vijë duhet të mbajmë kanalet e komunikimit të hapura për qytetarët tanë. Duhet t'ju ofrojmë qytetarëve bashkëpunim më të madh. Pse është e rëndësishme të kemi përfaqësues të Turqisë dhe Hungarisë? Në një botë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm. Ne duhet të përmirësojmë bashkëpunimin.

“Përgëzoj kryeministrin e Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen e arritur. Ky rajon më së fundi po përçon mesazhe që më parë nuk ka qenë në gjendje ti përcjellë. Ballkani i Hapur është një nismë e suksesshme, funksionon dhe këta njerëz ja dolën me sukses me veprimet e tyre të nënshkruajnë dokumente që e bëjnë jetën e qytetarëve më të lehtë.”

Sot (2 shtator 2022) u mbajt në Beograd samiti i “Ballkanit të Hapur”. Në tryezë ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri malazez Dritan Abazoviç,  kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Një dit më parë u mbajt në Beorad Panairi i Verërave.