Dy shtete të tjera i bashkohen takimit të radhës së “Ballkanit të Hapur”

Zyrtarë të lartë nga Hungaria dhe Turqia pritet të marrin pjesë në takimin e radhës së nismës së “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet më 2 shtator më Beograd.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në njoftimin e presidencës serbe që organizon këtë takim të radhës bëhet me dije se përveç presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të pranishëm do të jenë dhe ministrin i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Po ashtu, njësoj si në samitin e Ohrit, në Beograd do të qëndrojnë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk pritet të marrin pjesë, raporton ALSAT.