Çmenduri: iPhone i gjeneratës së parë shitet për 35 mijë dollarë

Gjenerata e parë e iPhone në kutinë e tij origjinale është shitur për 35,414 dollarë (30,000 £) në ankand.

iPhone ishte padyshim pajisja që me të vërtetë nisi biznesin e Apple dhe pa të, kompania nuk do të ishte ajo që është sot.

"iPhone është një produkt revolucionar dhe magjik që është fjalë për fjalë pesë vite përpara çdo telefoni tjetër celular," - tha i ndjeri Steve Jobs teksa zbuloi iPhone në fjalimin e vitit 2007.

Kjo pajisje e veçantë u hodh në ankand në RR Auction, i cili përfundoi më 18 gusht.

Në përshkrimin e produktit thuhet: "Iphone Apple origjinal i gjeneratës së parë të pahapur, Model A1203, Porosi MA712LL/A (8 GB).

Kutia përmban një imazh të madhësisë reale të iPhone me dymbëdhjetë ikona në ekran, që tregojnë se është nga prodhimi më i hershëm (2007); një ikonë e 13-të, për iTunes, që erdhi më vonë gjatë vitit.

iPhone i parë vjen me përmasa 115 x 61 x 11.6 mm (4.53 x 2.40 x 0.46 inç) dhe vetëm 135 g në peshë. Ekrani është thjesht 3.5 inç dhe kamera kryesore, e vetme, është vetëm 2MP.

Përkundër faktit se telefonat inteligjentë kanë avancuar kaq shumë vitet e fundit, gjendja e shkëlqyeshme i jep pajisjes një vlerë kaq të madhe.