Shemben kullat “Noida”: Momenti kur rrokaqiejt në Dehli hidhen në tokë me eksploziv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2022, 20:00
Të dielën pasdite, dy rrokaqiej pranë kryeqytetit të Indisë Delhi u shkatërruan në një shpërthim të planifikuar me kujdes.
Ky ishte operacioni më i madh i tillë në Indi deri më tani dhe krijoi aq shumë interes sa u transmetua drejtpërdrejt në kanalet televizive.
Mijëra njerëz që jetojnë në lagje u desh të evakuoheshin disa orë përpara shpërthimit, i cili u bë me rreth 3,700 kg eksploziv.
Por puna nuk ka përfunduar ende, pasi hapi tjetër është pastrimi i mijëra tonë mbeturinave të krijuara nga prishja.
