Masakra në liqenin e Shkodrës, peshkimi me bateri e forma të tjera po “zhduk” krapin e ngjalat

Peshkimi i paligjshëm me bateri dhe forma të tjera po shkakton masakër në liqenin e Shkodrës, ndërsa institucionet kanë dështuar të parandalojnë dhe ndëshkojnë këtë krim.

Gjeneratorët e zhurmshëm në liqenin e Shkodrës janë zëvendësuar me bateri inverter, por efektin e kanë të ngjashëm.

Por kjo është vetëm një nga mënyrat që po përdoret për gjuetinë e paligjshme të peshkut.

"Nga gjeneratorët janë kthyer në inverter, sidomos në zonën e lokaleve. Vazhdon peshkimi me rrjeta që nuk janë sipas dimensioneve në pjesën ku fillon lumi Buna. Peshkimi në Dajlan ka bllokuar plotësisht lëvizjen dhe migrimin e 14 specieve migruese."

Me prova në dorë, prefektja ua tha sy drejtuesve të institucioneve se kanë dështuar të parandalojnë dhe ndëshkojnë këtë krim.

"Bashkëpunimi i organizatës së mbrojtjes së peshkimit me aktorët e tjerë lënë për të dëshiruar derisa kjo situatë mbetet e tillë".

Fenomeni mbetet i përhapur gjërësisht dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.

"Të gjitha këto çojnë në dëmtimin e asaj për të cilin vetë liqeni i Shkodrës është quajtur dhe zonë e mbrojtur."

Për të ndaluar format e peshkimit të paligjshëm që po dëmtojnë liqenin e Shkodrës, u ngrit një taskforcë, pjesë e të cilës janë të gjithë institucionet që kanë përgjegjësi.