Vlorë, trageti i Brindisit me 6 orë vonesë, fëmijë e të moshuar presin në port
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 18:04
Trageti Brindis-Vlorë, ka ardhur me 6 orë vonesë në Vlorë, ndërkohë që ende nuk është ankoruar në port.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se për pasojë është krijuar kaos në port, pasi fëmijë të vegjël dhe të moshuar që prej 6 orësh kanë pritur që të vijë trageti.
Nuk dihen arsyet se përse është vonuar trageti.



