Meta: Pronat e qytetarëve në Tiranë po vidhen për t'i hapur rrugë pallateve të botës së krimit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një postim në Facebook lidhur me protestën e banorëve në Tiranë që kanë protestuar para bashkisë për prishjen e shtëpive të tyre.
Ai shkruan se pa asnjë transparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.
Sipas tij, pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t'i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar.
Meta: Partia e Lirisë mbështet plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve. Pa asnjë transparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre. Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre.
Pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t'i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar. Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Të bashkuar do t'i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar!
