Korçë/ 22 vjeçari në kërkim për plagosjen tek lagjja nr 8

Një 22 vjeçar është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje ndaj një 52 vjeçari.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e 23 gushtit në lagjen nr 8 të Korçës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, informoi sot policia.

52vjeçari, R.D ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia vijon punën për arrestimin e të riut korçar të identifikuar me inicialet M.D

"Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M. D., ka goditur me sende të forta shtetasin B. R., 52 vjeç" informoi policia.