Elbasan, përndiqte 29-vjeçaren, procedohet penalisht 50-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 09:55
Policia e Elbasanit ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 50-vjeçar pasi ka përndjekur një 29-vjeçare.
Materialet për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Përndjekja", për shtetasin G. Sh., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare.” – njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
