Shuhet zjarri pranë Palasës, riaktivizohet një vatër në majë të malit të Llogarasë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 09:18
Shirat e rënë gjatë ditës së djeshme, si dhe aksioni nga toka e ajri për shuarjen e flakëve ka bërë që vatra e zjarrit në Llogora në pjesën lindore të tij pranë fshatit Palasë të shuhet.
Gjatë natës si rrjedhojë e vetëtimave burimet nga shtabi emergjencave civile bëjnë me dije se një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar.
Vatra e re e zjarrit është riaktivizuar në afërsi të majës së malit të Llogorasë nga ana e detit.
Vatra e re e zjarrit shumë pranë tunelit të Llogorasë teksa kufizohet me një përrua.
Zjarri gjendet larg resorteve dhe hoteleve të zonës, por po ndërhyhet me forca të shumta sepse nëse lihet të avancojë rrezikohet të marri flakë mali dhe kurora e Llogarasë.
