Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, në gjykatë 18 vjeçari dhe shoku i tij

Dalin sot në gjykatën e Elbasanit dy nga tre të arrestuarit për vrasjen e Madrid Ulqinakut mbrëmjen e 17 gushtit 2022 pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit.

Horgito Peqini, Klaudjan Sallufi u arrestuan më 22 gusht 2022 dhe një ditë më pas policia zbuloi dhe armën tip pistoletë me të cilin ishte kryer krimi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sot ata do të njihen me masë e sigurisë dhe mbrohen nga avokatë të caktuar nga shteti.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu la në fuqi masën e sigurisë "Arrest në burg" caktuar pak ditë më parë ndaj 18 vjeçarit Peqini, dhe Sallufi , për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, në gjykatë 18
Në foto nga e majta në të djathte: Horgito Peqini, Klaudian Sallufi
Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, në gjykatë 18
Në foto:Gjyqtarja Pajtime Fetahu

Arma e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të u gjet pas kërkimeve intensive nga ana e policisë në shtratin e lumit Shkumbin.

Eiden Dimo u arrestua më 18 gusht 2022 ndërsa me ndihmën e ndërmjetësimit të familjarëve u arrestuan më 22 gusht Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.

Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, në gjykatë 18
Në foto: Horgito Peqini, Klaudian Sallufi si dhe avokati mbrojtës
Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, në gjykatë 18
Në foto nga e majta në te djathte: Horgito Peqini, Klaudian Sallufi