Ukrainasit festojnë përvjetorin e pavarësisë në Shqipëri, thirrje kundër luftës nga sheshi "Skënderbej"
24 gushti, Dita e Pavarësisë së Ukrainës e ka gjetur këtë herë vendin në rrethanat e jashtëzakonshme të agresionit rus.
Pamjet flasin për gjithçka që lufta ka shkaktuar prej 6 mujash, përveç festimeve të përvitshme në Kiev, të cilat këtë herë kanë qenë të ndaluara.
Por këto janë brohorimat e ukrainasve nga sheshi "Skënderbej" me pankarta anti-luftë në duar duke kënduar himnin teksa përpara Muzeut Kombëtar u shpalos flamuri ukrainas.
E megjithatë për ta situata e luftës mbetet e paprecedent.
"Është e tmerrshme, katastrofë dhe nuk kam asgjë se çfarë mund të them për këtë. Njerëzit vdesin, bombardimet nuk ndalojnë."
Kjo ekspozitë është hapur ditën e sotme në muze ku nëpërmjet fotografive janë dokumentuar kronika të agresionit rus në Ukrainë.
Një mesazh për sulmet e njëpasnjëshme të Rusisë, ditë të shënuar për vendin e tij, e dha edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.
"Ju të gjithë und të shikoni këtu horrorin që ka lënë pas dhuna dhe agresioni rus në Ukrainë. Horrorin që absolutisht ka ndryshuar përceptimin tonë për të mirën dhe të keqen."
E pranishme në këë aktivitet, ministrja e jashtme Olta Xhaçka nënvizoi rëndësinë e rezistencës që populli ukrainas ka bërë ndaj dhunës së pajustifkueshme të rusëve.
"Sot Ukraina dhe njerëzit e saj kanë çdo arsye në botë për tu ndjerë krenarë. Krenarë për rezistencën e tyre heroike që ka fituar respektin dhe admirimin e botës. Ukraina dhe njerëzit e saj po luftojnë gjithashtu edhe për ne. Po luftojnë gjithashtu për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe botës".
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përfaqësues të klerit shqiptarë, politikës, ambasadorë të vendeve të ndryshme e të tjerë vizituan ekspozitën, duke përcjellë mesazhe sensibilizuese për konfliktin që ka sjellë me mijëra të vrarë.
