Tiranë, vetëvritet aksidentalisht me armë gjahu një 66-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 07:40
Një ngjare e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen "Misto Mame", në Tiranë.
Policia bën me dije se shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 25.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Misto Mame", shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
