Fati i keq: 36-vjeçari rezulton njëkohësisht pozitiv me Covid, HIV dhe linë e majmunit
Një person ka rezultuar pozitiv për linë e majmunit, Covid dhe HIV në të njëjtën kohë.
Protagonist është një 36-vjeçar, me origjinë nga Siçilia dhe i kthyer nga një udhëtim në Spanjë.
36-vjeçari zhvilloi simptoma të shumta: ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke, lodhje dhe një inflamacion të zonës së ijeve.
Rastin e publikuan studiuesit e Universitetit dhe Poliklinikës Rodolico - San Marco të Katanias, së bashku me kolegët nga Poliklinika Giaccone e Palermos, në një artikull në "Journal of Infection".
Infeksioni ndodhi në korrik. Burri i shtruar në spitalin e Katanias, u lirua nga spitali pasi rezultoi negativ për Covid dhe linë e majmunëve.
“Duke qenë se ky është i vetmi rast i raportuar i bashkëinfektimit me virusin e lisë së majmunit, Sars-CoV-2 dhe HIV – shpjegojnë studiuesit – por nuk ka ende prova të mjaftueshme për të mbështetur faktin se ky kombinim mund të përkeqësojë gjendjen e pacientit”.
Në Spanjë, burri u tha mjekëve se kishte pasur seks të pambrojtur me burra të tjerë.
