Spanjë, kamera në të gjitha thertoret, do verifikohen nëse kafshët keqtrajtohen para se të theren

Abuzimi me kafshët në Spanjë nuk do të jetë më aq i thjeshtë.

Sipas mediave të huaja, të gjitha thertoret do të instalojnë sisteme të mbikëqyrjes me video, për të ruajtur imazhet për 30 ditë.

E gjithë kjo do të bëhet për të siguruar të jetë e mbrojtur "mirëqenia e kafshëve’. Kjo u bë e ditur nga qeveria spanjolle, e cila miratoi një dekret ligj për këtë çështje.

Ministri i Konsumit Alberto Garzón është shprehur se kamerat do të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe shmangnien e abuzimit me kafshët.

Ndërkohë  drejtuesit e thertores do të jenë të detyruar të ruajnë pamjet e shkrepura nga sistemet e kamerave dhe t'i vënë në dispozicion për kontrolle të mundshme.