Rusia nuk ndal bombardimet për pavarësi, sulmi në stacionin e trenit në Ukrainë vret 15 persona

Të paktën 15 persona u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën në një sulm në stacionin e trenit në qytetin qendror të Ukrainës, Chaplyne, të mërkurën teksa vendi shënon përvjetorin e pavarësisë.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në nisje të fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me rastin e fillimit të luftës saktësisht gjashtë muaj më parë.

"Punonjësit e shpëtimit janë në detyrë. Fatkeqësisht, numri i vdekjeve mund të jetë ende në rritje”, tha Zelensky.

“Kështu jetojmë çdo ditë. Kështu u përgatit Rusia për këtë seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së".

Sulmi vdekjeprurës i së mërkurës erdhi pasi Zelensky paralajmëroi ditët e fundit se rusët mund të tentonin "diçka veçanërisht të keqe, diçka veçanërisht mizore" këtë javë.

24 gushti është një festë kombëtare në Ukrainë që përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Kjo ditë shënoi edhe gjashtë muajt e parë të luftës kundër Rusisë.

Rusia nuk ndal bombardimet për pavarësi, sulmi në stacionin e