Bomba amerikane mbi Siri, SHBA sulmon shënjestrat e lidhura me Gardën Revolucionare Islamike

 

Amerikanet nisen bombardimet në bazat iraniane të Sirisë menjëherë pas urdhrit te presidentit Biden.

Sulmet vijnë si kundërpërgjigje ndaj agresionit te grupeve te lidhura me Gardën Revolucionare Islamike .

Ushtria amerikane sulmoi shënjestrat e lidhura me Iranin ne Siri. Operacioni u ndërmor menjëherë pasi Presidenti Joe Biden dha urdhrin për bombardime kundër grupeve të lidhura me Gardën Revolucionare Islamike. 

Ndërhyrja vjen  pak më shumë se një javë, pasi një numër raketash goditën një baze ushtarake në Sirinë verilindore që strehon trupat amerikane.

Bombat ranë mbi qytetin sirian “Deir ez-Zor Siri”, një provincë strategjike në kufi me Irakun.

Ajo kontrollohet nga grupet e mbështetura nga Irani dhe forcat siriane. Kjo zonë ka qenë shpesh shënjestër e aeroplanëve ushtarakë izraelitë.

Komanda Amerikane tha se ka qëllim të kufizojë rrezikun e përshkallëzimit dhe të minimizojë rrezikun për viktima. Raportohet se nuk ka pasur dëme dhe as viktima. 

Shtete e bashkuar kanë afërsisht 900 trupa në Siri, të ndarë kryesisht midis bazës At-Tanf dhe fushave lindore të naftës në këtë vend.