Diplomati ankohet për pagën 600 mijë $: S'mund të mbaj stilin e jetesës me kaq në Londër, duhet bërë diçka
Një nëpunës publik i Uellsit të Ri Jugor , të cilit iu dha një punë fitimprurëse në qeveri jashtë shtetit është ankuar se paga e tij prej 600 mijë dollarëshe është pothuajse e mjaftueshme për të financuar stilin e jetës së tij në Londër.
Lajmi doli në dritë pas publikimit në rrjetet sociale të mesazheve të diplomatit të lartë australian drejtuar eprorëve.
Po flasim për Stephen Cartwright, ish-CEO i grupit lobues Business NSW, i cili u emërua Agjent i Përgjithshëm i NSW-së në Mbretërinë e Bashkuar më 1 tetor të vitit të kaluar.
Emërimi i tij erdhi pas takimit me sekretarin e atëhershëm të Thesarit, Mike Pratt për të diskutuar shanset e tij për të siguruar rolin në shkurt 2021.
Mesazhet e marra nga rrjeti WhatsApp tregojnë sesi përfaqësuesi tregtar i Australisë në Britani, Stephen Cartwright thotë se rroga e tij nuk është e mjaftueshme për të ruajtur stilin e jetesës së familjes së tij.
Cartwright, përfaqësues i shtetit australian të New South Wales në Britani, ankohet më tej se zyrtarë të tjerë marrin “më shumë dieta dhe benefite” sesa ai.
“Të gjithë përfaqësuesit dhe drejtuesit qeveritarë kanë makinën dhe arsimin privat të paguar nga qeveria” thuhet në një prej mesazhe që mban datën 23 mars.
Cartwright, i cili ka siguruar emërimin e lartë në Londër në tetor të vitit të kaluar, listonte gjithashtu të tjera lehtësira që u jepeshin përfaqësuesve të shteteve të tjera australiane, në kohën që kryenin detyrat e tyre jashtë vendit.
Qeveria e rajonit WA i paguan përfaqësuesit të tyre 13,500 në muaj vetëm për qera – kjo është më shumë sesa e gjithë rroga ime!” thotë ai.
Ndërsa më pas ai insistonte se “duhet bërë diçka”, teksa sugjeronte se do të niste të mendonte seriozisht për të ardhmen e tij si “përfaqësues i përgjithshëm”.
E përditshmja Herald shkruan më tej mbi mesazhet: “Kam dy oferta për role drejtuese në Sydney por do të doja të qëndroja këtu për të sjellë rezultate për shtetin e NSW.Por unë nuk mund të jetoj për 3 vjet pa një apartament ku të akomodohet familja ime, kur këtu pagesat e shkollimit janë dy herë më të larta se në Knox. Mund të diskutoj në telefon nëse ju preferoni por diçka duhet bërë”.
Cartwright, i cili ka qenë më parë drejtor i grupit të lobimit Business NSW, nisi punën e tij të re në fund të vitit të shkuar me rrogë 600 mijë dollarë në vit, 200 mijë dollarë më pak se sa kishte kërkuar, por mjaftueshëm për të punësuar një pastrues me kohë të plotë për një shtëpi të re në CBD të Londrës.
Ishte gjithashtu paga më e madhe që i është ndarë ndonjëherë një komisioneri tregtar në NSW.

