Priti refugjatët, ish-kancelarja Angela Merkel merr 'Çmimin e Paqes'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2022, 15:27
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel mori të martën Çmimin e Paqes të UNESCO-s 2022 për “përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët”.
“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur më shumë se 1.2 milionë refugjatë, përfshirë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo lë”, tha kryetari i jurisë, Denis Mukwege, fitues i Çmimit Nobel për Paqen 2018.
Çmimi i Paqes Félix-Houphouët-Boigny, mban emrin e ish-presidentit të ndjerë të Bregut të Fildishtë.
Ai u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që janë përpjekur të promovojnë, kërkojnë ose ruajnë paqen.
