Emergjencë energjetike në Kinë, fiken dritat e qytetit të Shangait për 2 ditë në javë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2022, 16:10
Qyteti i Shangait do të fikë dritat dekorative, ato të rrokaqiejve dhe tabelave përgjatë Bund-it të tij ikonik, buzë lumit, të famshëm për peizazhin e tij ndriçues, për dy ditë në javë, të hënën dhe të martën, thanë autoritetet e qytetit.
Sipas mediave të huaja, dritat do fiken për dy ditë në javë për shkak të krizës energjetike.
Disa provinca kanë njoftuar ndërprerje të energjisë elektrike për të përballuar kërkesën e shtuar, të nxitur pjesërisht nga njerëzit që ndezin temperaturat deri në 45 gradë.
Kina u godit nga kushtet ekstreme të motit këtë verë, përfshirë temperaturat rekord, përmbytjet dhe thatësira.
