Vazhdon seriali në rrjete, video e re e kryeministres finlandeze në një kërcim intim me një vajzë tjetër

Nuk ka qetësi për kryeministren finlandeze. Një ditë pasi mori përgjigjen për testin e drogës ku rezultoi se nuk kishte konsumuar lëndë narkotike, një tjetër video e Sanna Marin është publikuar në internet.

Këtë herë, politikania 36-vjeçare shfaqet duke kërcyer në mënyrë tepër sensuale me një blogere të famshme finlandeze, Sabina Särkkä, 33 vjeç. Dy vajzat shihen teksa kërcejnë duke i hedhur duart në qafë njëra-tjetrës.

Video është regjistruar në një lokal nate ku Marin ishte filmuar më parë duke kërcyer me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta. Pas videos, 38-vjeçari u detyrua të deklaronte se nuk kishte ndonjë lidhje intime me Marin, e cila është e martuar.

Pas publikimit të videos së parë, ku Marin shfaqej duke kërcyer e kënduar në mënyrë të shfrenuar në një festë private, kritikat për të ishin të shumta.

 Por vetë Marin tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme dhe pranoi të kryente testin e drogës pas propozimit të bërë nga disa politikanë.