Pavarësi mes bombash për Ukrainën, tanke ruse në vend të paradës festive të Kievit
Dita e Pavarësisë në Kiev zakonisht kremtohet ne shesh me një paradë masive ushtarake nëpër qendrën e qytetit.
Por sot, në vend të tankeve ukrainase, automjetet e ushtrisë ruse të shkatërruara ose të sekuestruara ndodhen në rrugën Khreshatik.
Feste nuk ka. Mes frikës se Rusia mund të përdorë datën për të goditur qytetet në të gjithë vendin, ngjarjet publike në kryeqytet janë ndaluar për dy ditë.
Banorëve u është kërkuar që të marrin seriozisht sirenat e sulmit ajror. Kjo ditë shënon edhe gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit rus.
Tensionet janë rritur ditën e fundit, pas një sërë shpërthimesh në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe vrasjes së komentatores politike ruse Daria Dugina pranë Moskës.
Në fjalimin e tij te posaçëm, presidenti Zelensky paralajmëroi për "provokime te neveritshme ruse dhe sulmet brutale" dhe tha se Ukraina "do t'i përgjigjet patjetër çdo terrori rus".
"Forcat e Armatosura të Ukrainës, inteligjenca jonë, shërbimet speciale do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur njerëzit” garantoi Presidenti.
Konflikti ka vrarë mijëra civilë. OKB raporton 5 mije 500, megjithëse shifra e vërtetë është shumë më e lartë – ndërsa një e treta e popullsisë është detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre.
Në vijën e frontit nuk ka asnjë sinjal për perspektivë, apo për bisedime paqeje.
